11.12.2013
Vaji i ullirit dhe shtypja e gjakut

Hipertensioni është një prej faktorëve më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjen koronare të zemrës. Një ndihmesë e madhe për të mbajtur nën kontroll tensionin është konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, mes tjerave shmangia e yndyrave të ngopura dhe konsumimi i vazhdueshëm i vajit të ullirit.