Tri produkte të Bletëve që kanë dobi të mëdha Shëndetësore

09.12.2013

Tri produkte të Bletëve që kanë dobi të mëdha Shëndetësore


Tri produkte të Bletëve që kanë dobi të mëdha Shëndetësore

Pasi që erozioni i vazhdueshëm i tokës vazhdon të zbrazë vlerën ushqyese të shumë prej frutave dhe perimeve të shëndetshme

Pasi që erozioni i vazhdueshëm i tokës vazhdon të zbrazë vlerën ushqyese të shumë prej frutave dhe perimeve të shëndetshme,shumë e më shumë njerëz kanë filluar të kërkojnë ushqime më pak konvencionale në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e tyre të përditshme për vitamina dhe minerale.

Produktet e bletëve të listuara më poshtë janë veçanërisht të shëndetshme dhe i bëjnë shumë produkte komerciale në treg të ju vijë turp për produktet e tyre.

Poleni i Bletëve

Poleni i bletës (i quajtur edhe bukë e bletës) është polen i mbushur me granula nga bletët punëtore për t’i ndihmuar bletët e reja të kosheres. Ndoshta mund të jetë befasi për disa, por poleni i bletës i përmban të gjitha komponentet thelbësore të jetës, por ai gjithashtu është një ushqim i plotë ngashëm si vezët apo qumështi i papërpunuar.   Topi mesatar nga poleni, për shembull është i përbërë nga rreth 40 për qind proteina, të cilat përfshijnë të paktën 18 aminoacide. Poleni i bletës gjithashtu përmban vitamina B, C, E dhe D, enzime të rëndësishme që ndihmojnë tretjen, karotene, acidet yndyrore esenciale, polysakaride dhe minerale të panumërta si hekur, zink, magnez dhe bakër. Poleni i bletës është gjithashtu i pasur me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit, duke përfshirë super-antioksudantët rutinorë, të cilët, sipas hulumtuesëve në Institutin e bletarisë në taranov në Rus kanë aftësinë për të forcuar kapilarët tanë.

Propolisi

Propolisi është një ngjitës, substancë kafe e cila përbëhet nga pështyma e bletës dhe e cila përdoret nga bletët për të mbrojtur kosheren e tyre nga pushtuesit. Edhe pse nuk mund të tingëllojë shumë i shijshëm, Propolisi është një superushqim fantastik që është konsumuar për shekuj në Evropë për vetitë e tij mjekësore                       Sikurse poleni i bletës,është i përbërë nga përqendrim i dendur i materieve ushqyese. Propolisi përmban shuma të mëdha të vitaminave A,B,C dhe E, dhe gjithashtu shumë aminoacide dhe antioksidantë të ndryshëm si dhe 60 mbetje minerale, duke e mbuluar spetren prej A-së te Z (zinku) Të gjitha këta ushqyes punojnë së bashku për të ndihmuar proceset natyrore në trupin tonë. Për propolisin ka një sasi të konsiderushme të kërkimeve.Studimet e fundit kanë gjetur se propolisi përmban veti antikancerogjene dhe antiinflamatore, gjithashtu ato kanë gjetur se ai është një nxitës i mrekullueshëm i imunitetit.

Pelta mbretërore

Pelta mbretërore është një substancë e bardhë (si qumështi) e trashë që është e sekretuar nga gjëndra e bletëve punëtore për të ushqyer larvat dhe mbretëreshën e tyre Pelta mbretërore është e mbushur me vitamina A, C, B dhe E, antioksidantë dhe proteina (duke përfshirë të gjitha tetë aminoacidet esenciale), dhe ajo ka minerale të barasvlefshme me ato të propolisit. Ashtu si propolisi, pelta mbretërore i është nënshtruar studimeve të panumërta. Hulumtuesit kanë zbuluar se ajo mund të shtypur furnizimet e gjakut që qojnë në tumore, përmirëson rezistencën e insulinës dhe presionin e gjakut dhe heq kulturat bakteriale antipatike nga organet tona. Për më tepër, pelta mbretërore gjithashtu stimulon prodhimin e estrogjenit, i cili ndihmon në stabilizimin e cikleve menstruale tek gratë dhe përmirëson morfologjinë e spermës në meshkuj.

1011 Shikime