Vaji i ullirit, aleati më i mirë kundër sëmundjeve

20.03.2014

Vaji i ullirit, aleati më i mirë kundër sëmundjeve


Vaji i ullirit, aleati më i mirë kundër sëmundjeve

Vaji i ullirit është aleati më i mirë i njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet i pari në listë nga dhjetë gjërat ushqimore më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe për këtë shkak e quajnë “ar i lëngshëm”.

Lëngu natyral i vajit të ullirit është eliksir i shëndetit dhe jetëgjatësisë.

Njerëzit që jetojnë në vendet bregdetare shumë kohë më parë përdorin vajin e ullirit në ushqimet e veta dhe shumë më pak kanë probleme kardiovaskulare, gjakderdhjes në tru dhe sëmundje malinje në organet e tretjes, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë hulumtime.

Në kohërat e sotme në Spanjë përdoren disa përbërës të vajit të ullirit për të lyer bukën e që janë të dobishme kundër plakjes.

Vaji i ullirit përmban thartirë të yndyrës të pashtrydhshme, lecitin, polifenol dhe vitamina A, D, E dhe K. Përbërësit shërues të vajit të ullirit rrjedhin para së gjithash thartirë të yndyrshme të pashtrydhshme dhe antioksidant.

Hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti i Filadelfias ka treguar se vaji i ullirit përmban përbërës të njëjtë si edhe brufeni, përafërsisht si ibuprufen, që do të thotë se doza ditore e vajit të ullirit do të ndihmonte tek të sëmurët me reumë dhe sëmundje të zemrës, si dhe do të ndihmonte në dhimbje të ndryshme.

Më së miri është të përdoret vaji i ullirit ekstra i virgjër, i cili bëhet para se të bluhet ullinjtë në mulli apo të shtrydhën, përkatësisht që bëhet në mënyrë natyrale. Më i mirë është kur përdoret i thatë nëpër sallata dhe perime, ku edhe realizohet efekti i tij i plotë, ndërsa kur përdoret për skuqje efekti i tij vjen e zvogëlohet. Këshillohet që të përdoret sa më shumë në ushqim për të rritur dhe fëmijë./KBI-Bujanoc.com/

1542 Shikime