Tymi i duhanit shkakton depresion te joduhanxhinjtë

18.02.2014

Tymi i duhanit shkakton depresion te joduhanxhinjtë


Tymi i duhanit shkakton depresion te joduhanxhinjtë

Zbulimet më të reja tregojnë se joduhanxhinjtë që jetojnë apo punojnë afër duhanxhinjve mund të hasin në probleme psikike.

Mjeku Mark Hamer nga universiteti i Londrës ka treguar se hulumtimet e hershme kanë treguar se duhanxhinjtë vuajnë nga një shkallë e lartë kur është fjala për sëmundjet mendor, sidomos depresioni, lajmëron revista britanike “Archives of General Psychiatry”.

“Problemi është aty se rezultatet e hulumtimit në këtë temë është vështirë të interpretohen, marrë parasysh që njerëzit me problemet ekzistuese mendore përdorin cigaren për tu shëruar”, tha dr. Hamer.

Ai dhe kolegët e tij kishin bashkuar të dhënat e hulumtimeve rreth ekspozimit ndaj tymit të duhanit me të dhënat e hulumtimeve rreth shëndetit mendor dhe kishin zbuluar se joduhanxhinjtë, që janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, janë më shumë të rrezikuar ndaj stresit psikik, si dhe problemet mendore ishin shtuar më shumë, varësisht personit sa është i ekspozuar tymit të duhanit. Sipas fjalëve të dr. Hamerit, është vërtetuar se njerëzit që më shumë i janë të ekspozuar tymit të duhanit janë më shumë të rrezikuar nga depresioni dhe ankthet. Ai po ashtu kishte theksuar se shumë më shpesh në spital ishin pranuar persona që kishin probleme psikike e që nuk konsumoni duhan, por ishin të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, në krahasim me ata persona që as nuk konsumonin duhan, por as që i ishin të ekspozuar tymit të duhanit. Është shumë interesant që personat e anketuar nuk i ishin ekspozuar tymit të duhani në kafene, restorante apo diku tjetër, por në shtëpi./KBI-Bujanoc.com/

1700 Shikime