Gjaku i trashë shkakton sëmundjet në zemër

30.12.2013

Gjaku i trashë shkakton sëmundjet në zemër


Gjaku i trashë shkakton sëmundjet në zemër

Një lloj gjaku i trashë dhe i ndryshëm nga kolesteroli mund të luajë një rol kyc në sëmundjet e zemrës.

Kështu thotë një studim i kryer nga disa shkencëtarë të Universitetit të Kembrixhit. Kërkuesit kanë vëzhguar rolin e triglicerideve, që prodhohen në mëlci dhe që vijnë nga ushqime si mishi dhe bulmetet.

Analiza, e bërë tek 350 mijë persona, nxori se ata me nivel të lartë të gjakut të trashë janë më të prekshëm nga sëmundjet e zemrës.

Por ekspertët deklaruan gjithashtu se duhen bërë më shumë kërkime për të konfirmuar plotësisht hipotezën.

Analizat janë përqendruar tek një gen specifik, i cili njihet për influencën që ka tek niveli i triglicerideve./KBI-Bujanoc.com/

1653 Shikime