PËRFUNDON ME SUKSES PROJEKTI I KURBANËVE NË KBI

14.07.2022

PËRFUNDON ME SUKSES PROJEKTI I KURBANËVE NË KBI


PËRFUNDON ME SUKSES PROJEKTI I KURBANËVE NË KBI

www.kbi-bujanoc.com

PËRFUNDON ME SUKSES PROJEKTI I KURBANËVE NË KBI

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, organ i vetëm fetar zyrtar dhe kompetent për therjen e kurbanëve, në ditën e tretë të Kurban Bajramit, pas namazit të drekës përfundon projektin e therjes së Kurbanëve.

Qytetarët e komunës së Bujanocit nga vendi dhe diaspora, i dërguan në KBI 429 kurban.

Këshilli i Bashkësisë islame në kohën e rregullt e organanizoi therjen e kurbanëve në Tërnoc, duke filluar nga dita e parë, e deri në ditën e tretë.

Nga ky mish u furnizuan 1716 familje në komunën e Bujanocit.

Çdo kese e mishit e KBI-së ishte 5kg, ose 6 kg. kesja me amblemën e KBI-së,, e që i bie se u shpërndanë rreth 10 mijë kg mish të kurbanit.

Në këtë projekt u përfshinë të gjitha vendbanimet e komunës së Bujanocit.

Vetëm në qytetin e Bujanocit u shpërndanë 200 kese te familjet shqiptare dhe 150 te familjet rome.

30 familje u furnizuan edhe në Leskoc, te komuniteti rom musliman.

Kurse dy lopë u prenë dhe u shpërndanë në malësinë e Bujanocit.

I falënderojmë të gjithë ata që na e besuan therjen e Kurbanit, duke e lutur Allahun që t'ua pranon këtë adhurim dhe ti shpërblen për kontributin e tyre. Amin

KBI-BUJANOC

13. 07. 2022

499 Shikime