07.07.2022
NESËR ËSHTË DITA E ARAFATIT DITA MË E VLEFSHME E VITIT

www.kbi-bujanoc.com
NESËR ËSHTË DITA E ARAFATIT DITA MË E VLEFSHME E VITIT Është dita e adhurimeve, lutjeve, agjërimit vullnetar, përmendjes së Zotit, dita e pendimit nga çdo gabim dhe mëkat. Është dita, kur njeriu përmes adhurimeve të tij, e shpëton veten e tij, nga zjarri i xhehenemit. Çdo moment i kësaj dite e ka sevapin shumë të madh, për çdo angazhim dhe adhurim. Mos të ju humb asnjë moment i saj, me angazhime tjera si: Pastrimi shtëpisë, dita e blerjeve, apo e relaksit, apo e gjumit, apo vizitave të kota etj. Shfrytëzojeni çdo moment të kësaj dite dhe mos e kaloni asnjë minut me gjëra të padobishme, sepse duhet pritur një vit të plotë deri sat të na vjen një mundësi e tillë. Nga adhurimet e preferuara të mundshme: 1. Agjërimi i kësaj dite. Kush e agjëron ditën e arafatit i falen mëkatet ( e vogla ) e këtij viti dhe vitit të kaluar. 2. Namazi Duha, namazi i paraditës. 3. Istigfari – Kërkim falja. 4. Leximi i Kuranit 5. Lutja e ditës së arafatit: ( La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shej’in kadir. 6. Përmendja e Zotit. 7. Duaja, për nevojat e tua në këtë botë dhe botën tjetër. 8. Namazet ditore, pesë farzet. 9. Kujdes nga gjunahet në këtë ditë. 10. Angazhohu bashkë me familjen tënde. R. Destani
402 Shikime