Organizata Humanitare “GjysmëHëna” mban takim me antarët e saj

19.01.2016

Organizata Humanitare “GjysmëHëna” mban takim me antarët e saj


Organizata Humanitare “GjysmëHëna” mban takim me antarët e saj

Sot më datë 19.01.2016 me fillimin nga ora 12:45 u mbajt takimi i parë i O.H “GjysmëHëna” në selin e Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc

Fillimisht ky takim u hap me disa vargje Kur’anore nga zv kryetari i GjysmëHënës Vedat ef. Bakiu

Të pranishmit i përshëndeti dhe i falenderoj për pjesmarje në këtë takim kryetari i GjysmëHënës Izeir Destani ku gjat fjalimit prezentoi aktivitet e GjysmëHënës gjat vitit 2015 si dhe paraqiti hyrjet dhe daljet  gjat vitit 2015 .

Pastaj fjalën e mori kryetari i KBI-së Sulejman ef. Fejzullahu ku përshëndeti të pranishmit njëherit falenderoi për aktivistët e shoqatës për punën e palodhur që bën gjat vitit 2015 duke i dal ne ndihmë veçanarisht refugjatve nag Lindja e Mesme dhe njiherit i dëshiroi suksese në të ardhmen .

Zv. Kryetarit të  GjysmëHënës Vedat Bakiu gjithashtu iu dha fjal ku prezentoi disa projekte bashkpunimi me organizatat turke në të ardhmen.

Edhe antari tjeter Mevludin ef. Xhelili falenderoi kryetarin e shoqatës për aktivitet e bëra , dhe njëherit u zotua se do të jet edhe më aktiv në të ardhmën .

 Ragmi ef. Destani gjat fjalimit të tij propozoi disa pika në të ardhemen siç janë:

1. Zgjedhjen e disa aktivistëve të shoqatës

2. Çdo fshat të kët nga një përfaqësues në kuadër të xhamis

3. Të formoj listën e antarve të familjeve që kan nevoj për ti ndihmuar

4. Të kemi përfaqësuses të shoqatës jasht vendit në diaspor

5. Të krijojm lidhje me organizata humanitare jasht vendit

6. Aktivitete vendore

7. Shpërndarja e dhuratave nëpër shkollat fillore gjat festave fetare

8. Krijimi i raporteve me bizneset afariste si donator

9. Projekte ndërtimi

10. Donator për kurs të Kur’anit.

Në  këtë takim pjesmarës ishin :

Izeir Destani                                                            Kryetar .

Vedat Bakiu                                                            Zëvëndës Kryetar.

Ragmi Destani , Mevludin Xhelili                               Këshilli Drjetues.

Sulejman Fejzullahu                                                Këshilli Mbikqyrës.

 

Organizata Humanitare “GjysmëHëna”  Bujanoc  19.01.2015

/KBI-Bujanoc.com/

2108 Shikime