Policia saudite pengon shpërndarjen e 70.000 kopjeve të falsifikuara të Kuranit

02.10.2015

Policia saudite pengon shpërndarjen e 70.000 kopjeve të falsifikuara të Kuranit


Policia saudite pengon shpërndarjen e 70.000 kopjeve të falsifikuara të Kuranit

Autoritetet saudite kanë hetuar tentimin për shpërndarjen e rreth 70,000 kopjeve të falsifikuara të Kur’anit gjatë haxhit.

Siç është raportuar nga Al Arabiya, autoritetet saudite kanë konfiskuar të gjitha kopjet e falsifikuara pas ndalimit të një kamioni që i transportonte ato. Kamioni u ndalua në afërsi të fshatit Al Jamoom afër Mekës. Nuk është bërë e ditur se kush qëndron prapa këtij tentimi të shpërndarjes së kopjeve të falsifikuara të Kuranit./Esat Rexha-islamgjakova-

/KBI-Bujanoc.com/

4287 Shikime