27.09.2015
Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc organizon therrjen e kurbanave

Këshilli i Bashkësis Islame, sikundër edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe prerjes së kurbaneve për teritorin e komunës së Bujanocit
Kryesia e Këshillit të Bashkësis Islame në bujanoc edhe kët vit gjat tre ditëve të festës së Kurban Bajramit organizoi therrjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanave në teritorin e komunës së Bujanocit,
Procedura e organizimit të therrjes së kurbanave tash më është bër tradit e KBI-së ku gjithçka ka kaluar në mënyr të rregullt ku KBI me stafin e saj ishte i angazhur në mënyr sistematike ku vëzhguan për së afërmi therrjen e kurbanave ku çdo kurban është therr në prezencën e imamëve në mënyr Islame.
Edhe ket vit pos qytetarve të komunës son për grumbullimin e kurbanave ndihmuan edhe Shoqata Hasene nga Gjermania e cila vite me rradh kontribon në kët drejtim gjithashtu edhe nga diaspora shqiptare e cila për çdo vit dërgon një numër të konsiderushëm të kurbanave.
Përfaqësusesit e Organizatës Hasene kët vit ishin Isak Eroglu si dhe dy shoqëruesit e tij Mehmet Kahraman e Serkan Ulusoy ku tre dit rradhazi ishin nën shoqërimin e kryetarit të Organizatës Humanitare GjysmëHëna pran KBI-së Izeir Destani.
Shoqata në fjal për dallim nga viti i kaluar ka shtuar numrin e kurbanave ku kët vit kan dhuruar 15 lopë dhe 213 dele, Bashkësia Islame Turke Dianeti 8 lopë, 7 dele janë dhuruar nga Novi Pazari dhe të tjerat janë nga grumbullimi i të hollave nga besimatërt islam të komunës së Bujanocit të cilët në pamundësi të therrjes së kurbanave në shtëpi kanë dhënë të holla në KBI.
Pos kurbanave përfaqësusesit e Hasene kan vizituar edhe disa fshatra të komunës son ku shpërndan disa veshmbathje dhe disa mejte shkollore për fëmij si dhe ëmbëlsira për nder të festës së kurban Bajramit ,gjithashtu vëzhguan therrjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit ku ishin prezent tek lagja kolonia në fshatin Tërrnoc si dhe tek komunteti Rom në komunën e Bujanocit, gjithashtu 10 dele të pjekura jan shpërnda për refugjat nga Lindja e Mesme
Përfaqësuesit e Hasenes së bashku me kryetarin e KBI-së Sulejam Fejzullahu dhe kryetarine e GjysmëHënës Izeir Destani u takuan edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Isak Eroglu prezentoi programin e Hasenes për kët vit ku u bisedua rreth aktiviteteve që i ka në planprogramin e saj pos komunës së Bujanocit Hasene vepron në shum vende të botës aty ku është nevoja duke ndihmuar në mënyra të ndryshme, kryetari Arifi ju dëshiroj mirseardhje dhe i falenderoi Hasene për ndihmën që po ua bëjn familjeve në nevoj, ku në veçani falenderoi edhe qeverin Turke e cila ndihmon komunën ton në mënyra të ndryshme.
Pas takimit me kryetarin Arifi përfaqësuesit e Hasenes u priten edhe në selin e Këshillit Nacional nga zv.kryetari Edmond Isufi me të cilit u bisedu rreth programit të Hasenes, Isufi ju dëshrioj mirseardhje musafirve dhe njëherit falenderoi për kontributin që po e jep Hasene për qytetarët e komunës së Bujanocit.
Këtë vit edhe Dijaneti Turk ka kontribuar me kurbana në vendin ton ku gjithashtu ishte prezent edhe përfaqësusesi i saj Bajram Ali Jildirim i cili vëzhgoi për së afërmi mënyren e therrjes së kurbanave, ku edhe pati takim me kryetarin Nagip Arifi.
Pas përfundimit të therrjes së kurbanave Isak Eroglu me bashkëpuntorët e tij u taku së fundmi me përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësis Islame ku i falenderoi për mikpritjen e ngrohët vllazërore ku ndër të tjerash tha se pos ndihmave që kemi dërguar njëherit edhe kjo fest na ka afruar duke u njohftuar me njërin tjetrin ,gjithashtu kryetari i KBI-së Sulejman Fejzullahu falenderoi musafirët në emer te KBI-së duke i dëshiruar rrug të mbar për në vendin nga kan ardhur duke shpresuar që edhe viteve tjera të kemi edhe bashkpunim më të thell me Hasene që sa bashku të iu dalim ne ndihm atyre që kan nevoj.
Falenderojm Hasene si dhe të gjith ata që kontribuan në grumbullimin e kurbanave duke lutur Allahun e madhëruar që të i shpërblejm me shpërbilemt e tij të panumërta.
/KBI-Bujanoc.com/
2435 Shikime