14.09.2015
Trajnimi i haxhinjeve para nisjes per ne haxh

Keshilli I bashkesise islame ne Bujanoc,me daten 11.o9.2015 ora 15:00, diten e xhuma,tuboi haxhinjet per nje njoftim te shkurter rreth vizitave ne vendet e shenjta.
Kryetari I kbi-se ne Bujanoc,I deshiroi mireseardhje haxhinjeve, njeherit I njoftoi per kryerjen e gjitha procedurave te udhetimit,I njoftoi me kohen e nisjes,per qendrimin dhe vizitat qe do te behen ne Meke dhe Medine.Kryetari uroj haxhinjeve nje udhetim te lehte duke e lute Allahun e Lartemadheruar qe te I jep shendet,qe te e kryne kete kusht te peste te islamit dhe te kthehen ne shtepite e veta me nje haxh te pranuar.
Kryeimami I kbi-se ne Bujanoc Ragmi Destani,I pershendet haxhileret,dhe filloi me ligjeraten kushtuar rendesine dhe vleren e vizites ne vendet e shenjta,duke I dhene disa keshilla haxhilereve se si duhet te sillen ne vendet e shenjta.Vlen te permendet se,kryeimami Ragmi ef.Destani eshte i emeruar nga ana e kbi-se te jete si udheheqes I haxhilereve kete vit.
Sekretari I kbi-se Bujanoc gjithashtu I pershendeti haxhileret,duke I deshiruar udhetim te lehte dhe haxh te pranuar,me pastaj I informoi haxhileret per ceshtjet praktike,qe duhet ti din haxhiu si psh.veshja e ihramit.
Ne fund haxhileret u ndajten te kenaqur,duke shpresuar qe kjo te praktikuhet edhe vitet e ardheshme.
/KBI-Bujanoc.com/
2464 Shikime