Halep, mbi 70 mijë të zhvendosur nga dhuna e ISIS në ditët e fundit

02.09.2015

Halep, mbi 70 mijë të zhvendosur nga dhuna e ISIS në ditët e fundit


Halep, mbi 70 mijë të zhvendosur nga dhuna e ISIS në ditët e fundit

Për shkak të intensifikimit të sulmeve të organizatës terroriste ISIS kohët e fundit ndaj rajoneve nën kontrollin e opozitarëve në veri të Halepit, afërsisht 70 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre duke migruar në zonat kufitare në afërsi me Turqinë të cilët i shohin si të sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi për shtyp i Frontit të Damaskut Jasir Ebu Ammar në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e intensifikimit të sulmeve të organizatës terroriste ISIS ndaj rajoneve Mari dhe Tel Rıfat në Soran në veri të Halepit të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve dhe si paosjë e sulmeve me mjete të ngarkaura me bomba ndaj fshatrave Tlaljan, Um Hosh dhe Um Kura popullata e rajonit është e shqetësuar për jetën e tyre, kanë nisur të shpërngulen në zonat në veri të cilat cilësohen si të “sigurta”.

Ammar ka thënë se numri i personave të shpërngulur për shkak të sulmeve të dhunshme në rajonet nën kontrollin e opozitarëve ka arritur në 70 mijë.

Mësohet gjithashtu se ato që kanë braktisur rajonin janë vendosur në çadrat e ngritura në afërsi të rajonit Azez në veri të Halepit dhe disa familje kanë mbërritur në zonat në afërsi të kufirit me Turqinë.

Ebu Fadıl, i cili ka braktisur shtëpinë në Mari për shkak të sulmeve të organizatës terroriste dhe i cili ka ngritur një çadër në zonën në afërsi të kufirit me Turqinë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ato kanë ardhur në një zonë më të sigurtë në afërsi të kufirit me Turqinë pasi ISIS ka sulmuar me bomba dhe akte kamikaze rajonin Mari.

– “të gjitha pasojat i vuajnë civilët”

Fadıl i cili vë në dukje se qëndrojnë 13-14 persona në çadrat që kanë marrë nga organizatat e ndihmave ka thënë: “Tani për tani ndodhemi këtu dhe nuk e dimë se çfar do të bëhet me situatën tonë. Çdo ditë zgjohemi me një sulm të ri. Asadi dhe DAESH janë në aleancë. Civilët një ditë sulmohen nga Asadi e një ditë tjetër nga DAESH. Në sulme në përgjithësi humbin jetën civilët e pafajshëm. Të gjithë pasojat përsëri i vuajnë civilët”.

– “Asadi dhe ISIS në bashkëpunim përpiqen të largojnë popullatën civile”

Ndërsa Ebu Isa babai i katër fëmijëve duke vënë në dukje se është larguar nga rajoni Sifejra e Halepit dhe është vendosur në rajonin Tel Rifat ka theksuar se për shkak të konflikteve mes opozitarëve dhe DAESH ata nuk ndiheshin të sigurtë dhe se për këtë arsye kanë ardhur në zonën afër kufirit të Turqisë në afërsi të Azez.

Isa duke rikujtuar se për shkak të konflikteve të brendshme ka ndërruar 4 herë vend tha: “Nuk ka kanë mbetur as shtëpi e as kujtime. Nuk dimë se çfarë do të sjellë e nesërmja. Asadi dhe ISIS në bashkëpunim me njëri tjetrin përpiqen të largojnë popullatën civile nga vendbanimet e tyre. Ashtu si ne mijëra persona kanë braktisur shtëpinë, punën duke lënë të shkuarën prapa dhe janë detyruar të emigrojnë. Tashmë ne duam qetësi. Allahu mos i dhëntë qetësi atyre që na i shkaktuan këto neve”./aa/al

/KBI-Bujanoc.com/

3207 Shikime