17.06.2015
Kryetari i Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc Sulejman ef.Fejzullahu uron besimtarët për mujain e Ramazanit

Urime muaji i bekuar Ramazani
Te nderuar dhe shume te rrespektuar vellezer dhe motra,neser,pikerishte me daten 18.06.2015 dite e enjte, eshte dita e pare e muajit te bekuar Ramazanit,muaj i Kur'anit,meshires,tolerances dhe durimit.Le te jete ky muaj nje shkolle,nga e cila shkolle, dalim me rezultatet,qe do ta kenaqin Allahun xh.sh.dhe Pejgamberin a.s.Te i ndihmojme atyre qe kane nevoje te ndihmohen,te braktisim hidherimet dhe urrejtjet,te mbjellim ne shpirtin tone dashurine vellezerore dhe njerezore,te ia zgjasim njeri tjetrit doren e pajtimit,ne menyre qe te jete sa me i pranuar agjerimi te Allahu xh.sh.
Shfrytezoj rastin qe ne emrin tim personal dhe ne emer te keshillit te bashkesise islame ne Bujanoc,te i uroj besimtaret kudo qe jane,muajin e bekuar te Ramazanit,duke e lute Allahun Fuqiplote qe te na pranon agjerimin dhe gjtha veprat e tjera te mira qe i bejme gjate ketij muaji.
/KBI-Bujanoc.com/
1977 Shikime