Takimi me antarët e KBI-së Bujanoc në prag të muajit Ramazan

12.06.2015

Takimi me antarët e KBI-së Bujanoc në prag të muajit Ramazan


Takimi me antarët e KBI-së Bujanoc  në prag të muajit Ramazan

Sot më 09.06.2015 , në zyrat e Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc u mbajt takim i përbashkët me antarët e KBI-së në pragë të muajit të Ramazanit

Takimi filloi me leximin  e disa vargjeve nga Kur’ani  famëlart nga Xhelal ef. Jakupi , pastaj  vazhdoi me fjalën e kryetarit të KBI-së Bujanoc Sulejamn ef. Fejzullahu ku i përshëndeti të pranishmit  duke i njoftuar  për qëllimin e takimit që ka të bëjë me koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.

Për dallim nga takimet e kaluara në kët takim mungonte antari dhe njëherit  këshilltar i denjë ,Hoxha i nderuar  Zejnulla ef. Bakiu i cili kishte ndërruar jetë muaj më par , një ndër antarët me të moshuar dhe një aktivisit i palodhur pran kësaj Bashkësie Islame . duke lutur Allahun që ta shpërblej me të mirat e tij.

Kryetari  Fejzullahu  gjat fjalimit të tij i njoftoi  me platformën gjithpërfshirëse të aktiviteteve që pritet të organizohen nga Kryesia e KBI-së  si organizimin e ligjeratave  nga imamët nëpër xhamit e tyre , iftareve të përbashkëta . mbajtjen e  disa ligjeratave në media lokale, si dhe mbajte. e mukableve gjat këtij muaji të shenjët Ramazan.

Në mbyllje të këtij takimi kryetari Fejzullahu kërkoi nga imamët që të  jenë sa më aktiv e të japin maksimumin dhe u premtoi përkrahje nga  Kryesia e KBI-së në organizimin sa më të mirë të pritjes së këtij muaji të shenjtë .

Për fund ky takim u përmbyll me disa vargje Kur’anore .

/KBI-Bujanoc.com/

2305 Shikime