Para se të vdesë ka lënë amanet pensionin e fundit ta dërgoni në Lagjen e trimave

02.06.2015

Para se të vdesë ka lënë amanet pensionin e fundit ta dërgoni në Lagjen e trimave


Para se të vdesë ka lënë amanet pensionin e fundit ta dërgoni në Lagjen e trimave

Gostivar, 2 qershor

Se rastet e bamirësisë dhe humanizmit nuk kanë fund flet edhe rasti I një banori të fshatit Forinë nga Gostivari. Rasti sa është human po aq edhe emocionues. 

Në të vërtetë një banor i Forinës së Gostivarit , i cili deshi të mbetet anonim , në Shtabin e krizës në Lagjen e trimave Kumanovë kishte sjell ndihmë pensionin e babait , i cili para dy ditësh kishte ndërruar jetë. 

I ndjeri sa ishte gjallë i tmerruar nga pamjet e ngjarjeve në Kumanovë para vdekjes ia kishte lënë amanet të birit pensionin e fundit tua dërgosh banorëve të lagjes së trimave.

Ky rast ka shkaktuar emocione të shumta ndër banorët e lagjes por edhe në përgjithësi tek kumanovarët.

© ZHURNAL.mk  /KBI-Bujanoc.com/

2147 Shikime