19.05.2015
Japonia, vendi ku numri i muslimanëve shtohet çdo vit

Edhe pse mediat nuk flasin shumë për muslimanët e Japonisë, numri tyre çdo vit po rritet.
Muslimanët e parë në territorin e Japonisë erdhën në dekadën e dytë të shekullit të kaluar, ku qindra turk kishin ikur nga Rusia. Vala tjetër e emigrantëve që shtoi popullatën muslimane në Japoni arritën në vitet e tetëdhjeta, ku erdhën shumë punëtorët nga Pakistani dhe Bangladeshi. Në këtë vend aziatik sot jetojnë 120 mijë muslimanë.
Dr. Hirofumi Tanada, profesor i shkencave humane në Universitetin Waseda në Tokio për gazetën The Japan Times thotë se interesi i japonezëve për Islamin është në rritje.
Dr. Tanada gjithashtu thotë se në rritjen e numrit të muslimanëve ndikojnë faktorë të ndryshëm, si shkëmbimi i studentëve dhe ardhja e punëtorëve dhe ekspertëve të ndryshëm nga vendet muslimane.
“Ekzistojnë shumë muslimanë që janë martuar dhe janë vendosur me familjet e tyre në Japoni. ata duan të lidhen më thellë me bashkësinë në të cilën jetojnë”, përmend ai.
Është rritur edhe numri i konvertimeve të japonezëve në Islam. Deri tani afër dhjetë mijë japonez kanë pranuar Islamin. Gjithashtu shumë gra japoneze kanë pranuar islamin kur janë martuar me bura muslimanë.
Njëra nga xhamitë më të vjetra në Japoni është Tokyo Camii (Xhamia e Tokios). Aty gjatë namazeve ditore falen qindra muslimanë./KBI-Bujanoc.com/
2078 Shikime