19.05.2015
Çmim shpërblyes për ofendimin kundër Islamit

Bota krishtere vazhdon ti provokon muslimanët me karikatura kundër Profetit Muhamedit a.s.
Një i ashtuquajtur “shqiptar”, me emër të rrejshëm Bosch Fawstin, fitoi çmimin shpërblyes për vizatimin e karikaturës të Profetit Muhamed a.s. në një konkurs në fillim të muajit Maj, të organizuar në Teksas të SHBA-ve.
Çka vizatoi ky matrapaz? Si mund të thotë se kam vizatuar dikë që kurrë nuk e ka parë?
Dmth. shpifi dhe gënjeu në vizatmin e tij, e që nuk është aspak etike në profesionin e artit, të portretizosh atë që nuk e njeh dhe nuk e ke parë kurrë.
Pra, thjesht një imagjinatë, e cila nuk është bërë nga realiteti, por sipas porosisë dhe dëshirës së tij. E për Shpifje dhe gënjeshtër merr çmim dhe shpërblehet me 10 mijë dollarë ..!!!
D.m.th. shpallet konkurs, se kush ka aftësi më shumë që ti fyen dhe provokon muslimanët.
Kjo pra është bota krishtere, që për politikat e tyre bëjnë çmos.
Ata jo vetëm që nuk e njohin islamin si fe zyrtare, sikur ne që e njohim dhe e respektojmë krishterizmin, por provokojnë sa më tepër, që të reagojnë muslimanët, e më pas ti vrasin dhe ti shpallin terroristë.
Kurani para 14 shekujve ka treguar se ata të cilët gënjejnë dhe shpifin për islamin, ata këtë e bëjnë për përfitim material për të mbijetuar.
Allahu në Kuran i ka thënë këtyre që shpifin në fe:
“Dhe përfitimin e pasurisë tuaj e bëni duke gënjyer (për Kuranin).” (El-wakia 82).
N,e edhe pse e duam shumë profetin tonë Muhamedin a.s., ne asnjëherë nuk e vizatuam atë, që ta vendosim nëpër xhamitë dhe shtëpitë tona, sepse këtë e kemi të ndaluar.
Muslimanët e gjithë botës, nuk e pranojnë dot që të i’u fyhet feja e tyre e as profeti i tyre.
Në të kundërtën, ne nuk do ta fyejmë Profetin e tyre Isa a.s. sepse nuk është kulturë islame e as njerëzore, dhe se Isa a.s. është Profet edhe i yni.
Por ne kemi shumë fakte dhe foto për pedofilinë e priftërinjve të tyre dhe skandale të ndryshme seksuale dhe të tjera që ndodhin në kishat e tyre,, dhe mund që edhe muslimanët të fillojnë provokime të natyrave të ndryshme ndaj tyre.
Edhe pse ata janë të parët që provokojnë me ofendime Islamin, muslimanët dhe Muhamedin as. ,, në të kundërtën, as Islami në mësimet e tij, as muslimanët e as Muhamedi a.s. nuk i sulmuan e as nuk i provokuan kurrë krishterët, e as fetë e tjera.
Nga kjo le të kuptohet qartë se kush është i interesuar për destabilizim dhe prishje të tolerancës fetare në botë./KBI-Bujanoc.com/
1965 Shikime