Hfz. Aziz Alili: Jo çdo kush mund të këndojë Ilahije

09.05.2015

Hfz. Aziz Alili: Jo çdo kush mund të këndojë Ilahije


Hfz. Aziz Alili: Jo çdo kush mund të këndojë Ilahije

Në emisionin “Arabeske” të radio “Bir” mysafir ishte Aziz ef. Alili, njëri nga hafizët dhe ilahistët më të njohur në Evropë.

Tema i intervistës ishte albumi më i ri i tij “Një Ashik” që u publikua në gjuhën shqipe dhe boshnjake.

Hfz. Alili mes tjerash foli edhe për devalvimin e muzikës shpirtërore islame tek ne.

“Shpresoj se Bashkësia Islame duhet të vendos kritere se si duhet të duket një ilahije. Jo gjithkush mund të këndojë ilahije, ashtu siç nuk mund të shkruajë cilido një tekst të saj. Dihet se kush janë njerëzit që mund të shkruajnë ilahije, e njëjta gjë është edhe te këndimi. Ilahija duhet të jetë ndryshe, duhet të ekzistojë interpretimi shpirtëror vertikal për dallim nga këngët e thjeshta.”, tha hfz Alili.

Ai preku edhe çështjen e shkollimit të kuadrove në lidhje me thirrjen e ezanit, mevludit, salavateve etj..

“Kjo është një disiplinë e veçantë shkencore e cila duhet të futet si lëndë për ato që janë imam, mualim, hafiz etj., së paku duhet të dinë gjërat elementare. Në Turqi, muezin nuk mund të bëhet çdokush. Çdo muezin duhet t’i njoh disa mekame të caktuara. Kështu edhe tek leximi i Kuranit. Kjo është një lëndë, është një disiplinë shkencore. Ata që e dinë duhet t’i mësojnë edhe të tjerët”, deklaroi hfz. Alili.

Hfz. Aziz Alili është me preardhje nga Kumanova, ndërsa jeton dhe vepron në Zagreb, ku kryen detyrën e Imamit në xhaminë e Zagrebit.

/KBI-Bujanoc.com/

2268 Shikime