Qindra shqiptarë nga Kumanova ikin drejt Luginës së Preshevës

09.05.2015

Qindra shqiptarë nga Kumanova ikin drejt Luginës së Preshevës


Qindra shqiptarë nga Kumanova ikin drejt Luginës së Preshevës

Një numër i madh i shqiptarëve, në kolonë me vetura dhe 12 autobusë, të gjithë me targa të Kumanovës, të shtunën në orët e pasdites, përmes kufirit në Tabanoc, kanë kaluar në Luginë të Preshevë, Serbi.

Në vetura ishin familjet kumanovare, ka njoftuar korrespodenti i agjencisë Tanjug, transmeton Titulli.com.

Edhe pse këta qytetarë hezitojnë të flasin për media, duke mos u prezantuar, ata thonë se ikin nga incidenti i armatosur.

Njëri nga kumanovarët ka thënë se situata është shumë e rëndë dhe se nuk kupton se si shteti bombardon qytetarët e vet, duke nënvizuar se është duke shkuar tek të afërmit në Bujanoc.

Ndërsa një preshevar ka thënë se motrat jetojnë në Kumanovë dhe se ato kanë ardh në Preshevë. E kanë njoftuar se në Kumanovë ka të vrarë dhe se ka të shtëna nëpër qytet/Titulli.com/

/KBI-Bujanoc.com/

2273 Shikime