Fillon ndërtimi i Qendrës Islamike në Lubjanë, projekt me vlerë prej 35 milion euro

07.05.2015

Fillon ndërtimi i Qendrës Islamike në Lubjanë, projekt me vlerë prej 35 milion euro


Fillon ndërtimi i Qendrës Islamike në Lubjanë, projekt me vlerë prej 35 milion euro

Fillimin e ndërtimit të Qendrës Islamike në Lubjanë e kanë zyrtarizuar sot myftiu i Lubjanës Nexhad Grabus dhe prefekti i këtij qyteti, Zoran Jankoviç

Fillimin e ndërtimit të Qendrës Islamike në Lubjanë, me ndërtimin e së cilës Sllovenia do të ketë xhaminë e dytë të saj, pasi që e para është rrënuar në përfundim të Luftës së Parë Botërore, e kanë zyrtarizuar sot myftiu i Lubjanës, Nexhad Grabus dhe prefekti i këtij qyteti, Zoran Jankoviç, transmeton Anadolu Agency.

Qendra do të mbulojë hapësirën e rreth 13.000 metra katror, ka thënë në Sarajevë, gjatë prezantimit publik të projektit të ndërtimit të Qendrës Islamike Kulturore në Lubjanë, sekretari i Bashkësisë Islame në Slloveni, Nevezet Piviç. Ky objekt modern, përveç xhamisë, do të ketë pjesën arsimore, administrative dhe të banimit, pastaj një palestër sportive, restorant dhe objekte tjera për muslimanët në Slloveni.

“Në Slloveni, sipas regjistrimit nga 2002, jetojnë rreth 50.000 muslimanë. Nuk bëhen më regjistrime të tilla, por sipas të dhënave që ne i posedojmë, në këtë vend jetojnë rreth 100.000 muslimanë. Në Lubjanë jetojnë rreth 40 përqind të muslimanëve, rreth 90 përqind prej tyre janë boshnjakë, një përqindje e vogël janë nga vende tjera të rajonit”, theksoi Poriç.

Për blerjen e tokës dhe të gjitha lejet e nevojshme për fillimin e ndërtimit të Qendrës deri më tani janë harxhuar rreth tetë milion euro, por në fund qendra do të kushtojë rreth 35 milion euro. Ndërtimin e financon shteti i Katarit, ndërsa mbështetje në realizimin e këtij projekti e ka dhënë edhe administrata e qytetit të Lubjanës në krye me prefektin, Zoran Jankoviç.

“Unë e pres xhaminë me gëzim të madh dhe krenari. Pas 50 viteve muslimanët në Slloveni, të cilët janë qytetarë tanë, do të kenë objekt të tyre”, ka thënë Jankoviç gjatë prezantimit të ndërtimit të projektit në Sarajevë.

Guri i themelit për ndërtimin e Qendrës Islamike në Lubjanë është vendosur më 14 shtator të vitit 2013.

/KBI-Bujanoc.com/

2030 Shikime