Hamas: Jemi gati të konkurrojmë në zgjedhje

03.05.2015

Hamas: Jemi gati të konkurrojmë në zgjedhje


Hamas: Jemi gati të konkurrojmë në zgjedhje

Fraksioni palestinez Hamas tha se është i gatshëm për të konkurruar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale te Palestines, si dhe kritikoi Presidentin Mahmud Abbas se po e pengon zhvillimin e Lëvizjes.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Hamasi ka shprehur gatishmërinë për të konkurruar në zgjedhjet palestineze dhe akuzoi presidentin Mahmud Abbas se po pengon procedurat për konkurrimit të Hamasit në këto zgjedhje mbarëpalestineze.

Hamasi tha se Abbas nuk është serioz në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve, pasi ai nuk ka lëshuar një dekret presidencial për caktimin e datës për votime.

Lëvizja gjithashtu dënoi deklaratat e Abbas, i cili do një kërkesë me shkrim nga Hamasi në mënyrë që të mbajë zgjedhje, duke thënë se kërkesa vetëm sa thellon ndarjen palestineze dhe shmangë zbatimin e marrëveshjeve të pajtimit.

Të shtunën, ish-presidenti amerikan Xhimi Karter tha se Abbas do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe legjislative, pasi të merren vesh me Hamasin./KBI-Bujanoc.com/

2067 Shikime