U përuruar xhamia e re në Europaplatz, në Shtëpinë e feve në Bernë të Zvicrës

02.05.2015

U përuruar xhamia e re në Europaplatz, në Shtëpinë e feve në Bernë të Zvicrës


U përuruar xhamia e re në Europaplatz, në Shtëpinë e feve në Bernë të Zvicrës

Të dielën, më 26 prill 2015, në kryeqytetin e Zvicrës-Bernë, u përurua Shtëpia e feve (Haus der Religionen) për dialog të kulturave, në kuadër të së cilës është edhe objekti i xhamisë, e që do të shërbej për kryerje e riteve fetare për komunitetin mysliman.

Përveç shumë të pranishmëve nga nacionalitetet e ndryshme, aty qenë edhe ambasadorja e ShBA-ve, Suzan LeVine, imami i kësaj xhamie Mustafa ef. Memeti, pastaj këshilltarë nga Komuna e Bernës, drejtoresha e Qendrës së Religjioneve, e gjithashtu edhe përfaqësuesi nga BIK-u, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Siminca, i cili shoqërohej edhe nga anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Ilimi Krasniqi, myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Osmani, kryeimami i KBI-Bujanoc  Mr.Ragmi Destani ,si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Shtëpia e Feve në Bernë është një vend unik në botë, pasi që në të njëjtin objekt janë vendosur faltoret e pesë fe të ndryshme të botës: myslimanëve, alevitëve, budistëve, krishterëve dhe hindusëve.

/KBI-Bujanoc.com/

2133 Shikime