29.04.2015
Në Shkup dhe Elbasan përkujtohet datëlindja e Profetit Muhammed

Janë zhvilluar dje në mbrëmje programe përkujtimore për Profetin Muhammed (as) në Elbasan të Shqipërisë dhe Shkup të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë në bashkëpunim me Shoqatën “Köprü” në këtë qytet kanë organizuar një konferencë me titull “Hazreti Pejgamberi dhe etika e bashkëjetesës”.
Prof. Dr. Mehmet Emin Ay, Myftiu i qytetit të Bursas së Turqisë i cili merrte pjesë si referues në këtë konferencë u shpreh: “Mendoj se për vëllezërit tanë të cilët jetojnë në zona të tilla si këto jashtë Turqisë, shembujt e bashkëjetesës me jomuslimanët që na servir zotëria jonë, Hazreti Pejgamberi mund ti përcjellim tek njerëzit që na rrethojnë”.
Ay tha se kishte qenë edhe më parë në këtë qytet dhe se ishte shumë i gëzuar që shikonte të restauruara monumentet historike të mbetura nga para ardhësit e tij. “Ky vend është e kaluara e të parëve tanë. Ky vend është vendi i bijve të Fatihut” u shpreh ai.
Në konferencë ishin të pranishëm anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë Salih Murat, Myftiu ii SHkupit, Ibrahim Shabani, Atasheu fetar i Turqisë në Maqedoni Seyfettin Ersoy, shumë kryetarë shoqatash, nxënës dhe qytetarë të Shkupit.
Në konferencë u lexuan pjesë nga Kuran-i Kerim si dhe ilahi të ndryshme.
Nga ana tjetër në kuadër të përkujtimit të datëlindjes së 1444 të Profeti Muhammed (a.s), shoqata “Shpresa e Re” dhe Myftinia e Elbasanit organizuan një aktivitet në Teatrin “Skampa” të këtij qyteti, ku të pranishëm ishin pjesëtarë të ambasadës Turke në Shqipëri, të TIKA-s, autoritetet fetare lokale.
Aktiviteti bazohej në këndimin e Kuranit dhe ilahive, ku filloi me këndimin e ajeteve Kuranore dhe vazhdoi me interpretimin e një grupi fëmijësh nga Tirana, pjesëtarë të shoqatës “Shpresa e Re”. Gjithashtu në këtë aktivitet recitoi poezinë e tij të fundit për Profetin Muhammed Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Myftininë Elbasan, poeti Islam Behauddin Gashi.
/KBI-Bujanoc.com/
1978 Shikime