28.04.2015
Trupi i Agronit sillet në vendlindje, varrimi nesër në Letovicë

Agron (Naip) Ismaili nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit, të mërkurën, më 29 nëntor, do të varroset në varrezat e fshatit.
23 vjeçari ndërroi jetë papritur në Zvicër, ku edhe po qëndronte mysafirë. Trupi i i pajetë i të ndjerit është duke u përgatitur për t’u sjellë në vendlindje. Ai do të varroset ne varrezat e fshatit Letovicë.
Varrimi i Agron Ismailit do të bëhet pas namazit të iqindisë diten e merkur
Rasti i të riut ka prekur jo vetëm Letovicën, por edhe vendbanimet përreth. Në mesin e familjarëve, miqve e shokëve Agroni njihej si djalosh me tipare shembullore, i qetë dhe bujar. Allahu e meshiroft ndersa familjes ia shtoft durimin
/KBI-Bujanoc.com/
2459 Shikime