16.04.2015
Nisin punimet për xhaminë e madhe, investimi 30 milionë euro

Kanë nisur punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë. Makineritë janë vendosur përgjatë natës për të shmangur trafikun dhe puna ka vijuar deri në mëngjes për sheshimin e truallit dhe në hapjen e rrugëve për nisjen e këtyre punimeve.
Projekti i Xhamisë po afishohet edhe për publikun
Burimet pranë komuniteti mysliman thonë për Ora News se punimet do të zgjasin 48 muaj, pra 4 vjetë por do të behen të gjitha përpjekjet që të përfundojnë brenda 3 viteve për të përmbushur nevojat e besimtarëve mysliman.
Një pjesë të madhe të financimit do ta realizojë komuniteti mysliman turk që fillimisht thanë se do të invesonte 30 milion euro por kjo ende nuk është zyrtarizuar.
Studio arkitekturore është studio turke “Hasa” ndërsa sipas projektit përveç lartësisë së minareve, e 2 kateve nëntokësore, xhamia do të ketë edhe një muze.
Ky nuk do të jetë vetëm për fenë islame por për të gjithë fetë dhe historikun e besimit në Shqipëri. Po ashtu edhe materiale të ndalimit të besimeve gjatë komunizmit.
Beteja për ndërtimin e xhamisë ka qënë më shumë poltike. Edhe pse guri i parë i themelit është vënë që në 1993 deri më sot në të nuk ka patur asnjë ndërtim.
Vitin e fundit, pronarët për një pjesë të truallit kërkuan shpronësime dhe nuk ranë dakort që ky shpronësim të bëhet me çmim të tregut. Pavarësisht këtij konflikti kryeministri Rama dorëzoi lejen e ndërtimit të xhamisë në nëntor të 2014, dhe pse punimet do të nisin në janar në fakt kanë nisur 4 muaj me vonë.
Por pëtej kësaj, xhamia e madhe është kulti më i dëshiruar dhe i munguar i besimatërëve mysliman.
/KBI-Bujanoc.com/
1955 Shikime