Myftiu Tërnava u prit nga kryetari Gormez

16.04.2015

Myftiu Tërnava u prit nga kryetari Gormez


Myftiu Tërnava u prit nga kryetari Gormez

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava po qëndron për vizitë në Ankara, ku u prit nga kryetari i DIJANET-it, të Turqisë, prof. dr. Mehmet Gormez, të cilin Myftiu edhe kësaj radhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmën që DIJANET-i i ka ofruar Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në anën tjetër edhe kryetari Gormez e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, si dhe premtoi se bashkëpunimi ndërinstitucional do të njohë rritje edhe në të ardhmen, për të mirën e dy bashkësive të të dy vendeve
Gjatë vizitës se tij në Ankara Myftiu Tërnava mori pjesë edhe në manifestimin qendror të shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s., ku ishte i pranishëm edhe ministri i rinisë në qeverinë turke, Akif Agatay Kilic, ndërsa i ftuar special i kësaj mbrëmjeje ishte Sami Yusuf, i cili me ilahitë dhe kasidet e kënduara e zbukuroi edhe më shumë këtë natë.
Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite po e shoqëron Vedat Sahiti, këshilltar i Kryesisë.

/KBI-Bujanoc.com/

  • Click to enlarge image trk.jpg
  • Click to enlarge image trk1.jpg
  • Click to enlarge image trk2.jpg
  •  

1978 Shikime