10.04.2015
Dy emigrantët sot u përcollën për në banesën e fundit në varrezta e qytetit në Bujanoc

Besimtarë të shumtë, jo vetëm nga Bujanoci por edhe më gjerë, sot pas namazit të xhumasë i përcollën për në banesën e fundit dy emigrantëë të cilët të dielën në orët e hershme të mëngjesit gjetën vdekjen nga treni në afërsi të fshatit Levosovë të komunës së Bujanocit.
Pas optduksionit të bërë nga mjekët është konstatuar se dy emigrantët të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete, i përkasin konfesionit islam, me indikacione se janë nga Lindja e Mesme (arab) dhe kështu organet gjegjëse kanë kërkuar që varrimi të bëhet në varrezat e myslimanëve në Bujanoc. Varrezat e qytetit sot i kanë pritur edhe dy banorë të ri, meshkuj, mbi varrin e të cilëve gjithmonë do të shkruhet një pykpyetje, se kush janë dhe nga janë
1962 Shikime