09.04.2015
Në Bujanoc, të premten, 10 prill, me namazin e xhumasë, do t’i jepet lamtumira e fundit dy emigrantëve, viktima të aksidentit tragjik hekurudhorë.

Trupat e pajetë të dy meshkujve, ende të paidentifikuar, që besohet se i përkasin besimit Islam dhe janë nga Lindja e Mesme, do të varrosen në varrezat e myslimanëve në qytetin e Bujanocit.
Sipas informacioneve të para, ata kanë ecur në këmbë përgjat hekurudhës Preshevë – Vranjë, kur edhe në atë rastë ka ardhur treni i cili ka shkelur dy persona.
Personat në fjalë nuk kan pasur asnjë dokoment pas kontrollit të bër nga polica, por sipas supozimeve të qytetarëve flitet se ata jan te ikur nga Lindja e Mesme emigrant ilegal.
Trupat e pajetë janë dërguar në institutin e mjeksisë ligjore sipas informacioneve qe ka mar Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc njofton se varrimi i të ndjerëve bëhet diten e Premte pas namazit te xhumas në varrezat e qytetit të Bujanocit /KBI-Bujanoc.com/
1879 Shikime