Nxënësit e medresesë së Cazinit mbjellin një plantacion me arra

08.04.2015

Nxënësit e medresesë së Cazinit mbjellin një plantacion me arra


Nxënësit e medresesë së Cazinit mbjellin një plantacion me arra

Nxënësit e medresesë “Xhemaludin Çaushevic nga Cazini i BIH kanë mbjellur një plantacion me njëqind drunj të arrës, të cilët pas disa viteve do të paraqesin një burim të rëndësishëm të ardhurash për këtë shkollë, shkruan agjencia e lajmeve Patria.

Projektin e mbjelljes së plantacionit të arrave e ka ndihmuar drejtoria e Vakëfit të Bashkësisë Islame të BIH, e cila tani disa vite ndërton plantacione me pemë në pronën e papërdorur të vakëfit.

Nga medreseja kanë lajmëruar se ky nuk është plantacioni i vetëm të cilin do ta ngrenë. Medreseja do të shtoj pemët dhe së shpejti vet do të prodhojnë edhe fidanet e arrave.

“Kjo është një qasje krejtësisht e re ndaj pasurisë së medresesë, respektivisht pronës së vakëfit. Kjo ka bërë që tani kemi dy maturant të cilët dëshirojnë ta studiojnë bujqësinë”, thonë nga medreseja e Cazinës.

/KBI-Bujanoc.com/

1993 Shikime