07.04.2015
Departamenti i KBI-së nis aktivitetin për shporta të mbeturinave, planifikon të kërkoj mjete nga popullata

Departamenti i të rinjëve pranë Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc, ka planifikuar që të vazhdojë me një aktivitet tjetër i cili kësaj radhe ka për qëllim pastrimin e ambientit. Iniciativa e re nga departamenti është aksion i cili do filloj ditet ne vijim, ku do të grumbullohen të holla nëpër fshatrat e Komunes së Bujanocit, dhe me këto para do të blihen shporta për mbeturina të cilat do të vendosen nëpër shtyllat elektrike të çdo fshati.
Departamenti i të rinjëve edhe pse është pjes i një institucioni fetarë, mundohet që për të mirën e vendit të meret edhe me çështje tjera, siç është kjo e radhës blerja e shportave, tha Nevzad Lutfiu kryetar i departamentit. Me këtë rast Lutfiu tha se, për iniciativën e nisur ka biseduar me shefin e Kabinetit të Kryetarit të Komunës Arbër Pajaziti, ku ka marrë mbështetje morale në këtë drejtim. Duke patur parasysh se NP Komunalia është kompetente në grumbullimin e mbeturinave, dhe mirëmbajtjne e zonave të gjelbëruara, nga kjo ndërmarrje akoma nuk kanë një përgjigje konkrete lidhur me këtë iniciativë të KBI-së. Drejtori teknik i Komunalis, në bised telefonike tha se, këtë çështje do ta marim në shqyrtim, dhe në fshatrat ku behet grumbullimi i organizuar i mbeturinave komunalia mundet ti i mbledh, por ka disa fshatra që nuk bëhet grumbullimi i mbeturinave nga NP Komunali dhe ne nuk mund të bëjmë aty asgje, kjo çështje, në keto fshatra duhet të zgjidhet përms bashkesive lokale. Iniciativa në fjalë është vendosur të nis ne mbledhjen e mbajtur me antaret e departamentit të të rinjëve që u mbajt javën e kaluar. Çdo i interesuar i cili dëshiron të kontribuojë fininciarisht për realizimin e këtij aksioni mund ta kontaktoj faqen e departamentit apo edhe të paraqitet në zyrën e Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc, tha Lutfiu. Bujanoci.net
/KBI-Bujanoc.com/
2024 Shikime