Ja si e pranuan fillimisht shqiptarët Islamin

05.04.2015

Ja si e pranuan fillimisht shqiptarët Islamin


Ja si e pranuan fillimisht shqiptarët Islamin

Raste të rralla të islamizimit të shqiptarëve ka pasur edhe para se të vijnë osmanlinjtë në Ballkan.

Kjo është bërë nëpërmjet rrugëve tregtare që i mundëson lidhja e Detit Adriatik me bazenin e mesdheut, pjesa dërmuese e të cilit u takonte muslimanëve.

Po ashtu edhe misionarët fetarë dhe dervishët i kanë vizituar këto treva me qëllim që ta përhapnin Islamin.

Me rënien definitive të trojeve shqiptare nën sundimin osman mundësohet edhe përhapja e Islamit nëpërmjet institucioneve shtetërore.

Islami në fillim u përhap në një pjesë të aristokracisë shqiptare, djem prej familjeve feudale u morën dhe u edukuan si “içoglanë” në pallatin e Sulltanit ose si “gulamë” pranë bejlerbeut të Rumelisë ose pranë sanxhakbejlerëve, ku pasi kalonin në Fenë Islame, ktheheshin në funksione të ndryshme administrative ose ushtarake në vendin e tyre.

Nëpër qytetet, si qendra administrative, imponohej nevoja të vendosej popullatë e islamizuar që do të ngarkoheshin me punë të ndryshme në administratën osmane.

Pastaj u paraqit nevoja që të vendosen edhe nëpunës fetarë për shërbime fetare nëpër këto qendra.

Kështu kah fundi i shek. XV, Feja Islame ishte përhapur shumë nëpër qytetet e veriut dhe verilindjes, ndërsa nëpër fshatra muslimanët ishin në numër simbolik.

Më vonë filluan të ndërtohen edhe objekte të kulturës islame, xhami, mesxhide, mektebe, medrese, hama-me, etj.

Gjatë kësaj periudhe shqiptarët e pranojnë Islamin masovikisht ashtu që në shek. XVIII pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare e pranoi Islamin (rreth 2/3).

/KBI-Bujanoc.com/

1868 Shikime