20.03.2015
Sulmet ne Jemen i merr persiper ISIS, numri i viktimave shkon ne 137

Bilanci i sulmeve kamikaze në dy xhami në kryeqytetin e Jemenit ka shkuar në paktën 137 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.
Reuters njofton se numri i personave të vdekur ka shkuar në 126, por se ky numër ka gjasa të rritet në orët në vazhdim pasi disa prej qindra të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Sulmi është marrë përsipër nga ISIS-i, grupi ekstremist që në Siri dhe Irak po kryen masakra te njepasnjeshme. Përveç luftës se deklaruar me Perëndimin, ISIS është në betejë edhe me myslimanët, të cilet po i vret ne menyre masive.
Jemeni cilësohet një vend në kaos politik dhe fetar. Vendi është i ndarë në dy, mes veriut dhe kryeqytetit Sana të kontrolluar nga shiitët Houthi dhe jugut të vendit, i cili është në duart e presidentit të rrëzuar, Rabu Mansour al Haddi. /KBI-Bujanoc.com/
1766 Shikime