Opozita turke: “Do t’i heshtim minaret e xhamive”

12.03.2015

Opozita turke: “Do t’i heshtim minaret e xhamive”


Opozita turke: “Do t’i heshtim minaret e xhamive”

Kandidati i partisë më të madhe opozitare në Turqi (CHP) në zgjedhjet e ardhshme, Shahin Cinar ka thënë se është e patjetërsueshme që të shqyrtohet dhe të definohet roli dhe puna e Drejtorisë për Çështje Fetare. Ai, duke folur për kanalin turk Hayat, njoftoi se do të punojë në miratimin e ligjit sipas të cilit kryeministri do të duhej të fsheh përkatësin e tij fetare dhe medhhebore.

Në vazhdim të fjalimit Shahin tha se toni i lartë i ezanit në xhamitë turke paraqet “presion të lartë ndaj shoqërisë dhe është në kundërshtim me të drejtat e njerëzve që të zgjedhin vet fenë.” Ai më tej shtoi: “Nga kjo arsye, ne do të ndalojmë thirrjen e ezanit nëpërmjet mikrofonave dhe do të kënaqemi me thirrjen e tij pa mikrofona.

Përfaqësuesi i CHP-së, gjithashtu, kritikoi edhe numrin e madh të shkollave imam-hatib, duke thënë se janë të shumta në Turqi dhe se nuk janë të nevojshme. Sipas planit të tij ato që mbarojnë këto shkolla nuk do të mund të regjistrohen në fakultete humanitare dhe matematiko-natyrore./KBI-Bujanoc.com/

1835 Shikime