UNESCO dhe Liga arabe dënojnë shkatërrimin e muzeut të Mosullit

05.03.2015

UNESCO dhe Liga arabe dënojnë shkatërrimin e muzeut të Mosullit


UNESCO dhe Liga arabe dënojnë shkatërrimin e muzeut të Mosullit

Nabil al-Arabi, Kryetari i Ligës Arabe, nëpërmjet një komunikate dënoi shkatërrimin e pasurive kulturore në Irak nga ana e organizatës terroriste ISIS.

ISIS publikoi një video në të cilën ata po shkatërronin thesaret arkeologjike në muzeun e Mosulit, qyteti i dytë në Irak, ku ata kanë nisur fillimisht ofensivën e tyre në qershor 2014.

Statuja në Muzeun Ninevah në Mosul, daton që në shekullin e IX para erës sonë, dhe është shkëlqimi arkeologjik i qytetit.

Ndërkaq edhe UNESCO e ka quajtur shkatërrimin e skulpturave dhe vepra të artit në Muzeun e Mosulit, “tragjedi kulturore”.

Sekretarja e Përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova menjëherë pasi u informua për shkatërrimin e muzeut nisi bisedat me KS të OKB-së dhe ka kërkuar një takim urgjent ku do të diskutohen mundësitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Irak.

Disa vepra në muze ishin në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që u sollën nga qyteti historik Hatra.
Javën e kaluar, militantët e ISIL-it i vunë zjarrin bibliotekës në Mosul ku kishte më shumë se 8.000 libra. Në bibliotekë kishte dorëshkrime nga periudha të ndryshme të cilët dëshmonin për ekzistencën e qytetërimeve të ndryshme./KBI-Bujanoc.com/

1698 Shikime