Ndalohet hixhabi për doganieret algjeriane

04.03.2015

Ndalohet hixhabi për doganieret algjeriane


Ndalohet hixhabi për doganieret algjeriane

Ministri i Financave të Algjerisë Muhamed Xhellab, nën departamentin e të cilit janë edhe doganat, ka deklaruar se gratë të cilat punojnë në dogana nuk mund ta mbajnë hixhabin gjatë orarit të punës.

Njëri prej gazetarëve e pyeti ministrin se si është e mundur një gjë e tillë sepse kjo është në kundërshtim me kushtetutën e vendit e cila Islamin e definon si fe zyrtare të shtetit. Ministri u përgjigj se forma e uniformës doganiere është definuar në mënyrë precize me akte ligjore dhe patjetër të punohet në përputhje me ligjet.

Kjo ndalesë ka shkatuar reagime të ashpra në Algjeri dhe në parlamentin e këtij vendi.

Edhe minsitri për Çështje Fetare ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është e drejtë e grave algjeriane të mbajnë hixhabin. Algjeria është një vend i lirë, ka thënë ai./KBI-Buanoc.com/

2123 Shikime