Mekë: Filloi konferenca mbi luftën kundër terrorizmit

23.02.2015

Mekë: Filloi konferenca mbi luftën kundër terrorizmit


Mekë: Filloi konferenca mbi luftën kundër terrorizmit

Konferenca ka filluar dje më 22 shkurt dhe është organizuar nga Liga Botërore Islame (Rabita), nën kujdesin e mbretit të Arabisë, Selman bin Abdulaziz.

Sesioni i parë i konferencës u hap me këndim Kur’ani, për të vazhduar me fjalën e shejhut të Ez’herit, e pas tij të pranishmëve iu drejtua edhe myftiu i Arabisë Saudite, guvernatori i Mekës, si dhe Sekretari i Ligës Botërore Islame, Abdullah Et-Turki.

Në këtë konferencë marrin pjesë personalitete të shquara të jetës politike, fetare dhe akademike, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Myftiu i Kosovës Naim ef.Tërnava si dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender ef.Bruçaj.

Konferenca do të zgjasë deri më 25 shkurt 2015./KBI-Bujanoc.com/

1889 Shikime