Një qytet të Australisë e udhëheqë një shqiptar

22.02.2015

Një qytet të Australisë e udhëheqë një shqiptar


Një qytet të Australisë e udhëheqë një shqiptar

Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka treguar se shqiptarët në këtë shtet janë integruar në të gjitha fushat e shoqërisë australiane.

Ai ka thënë se shqiptarët përpos që kanë zënë pozita në mjekësi, universitete e gjykata, kanë mbërritur edhe të jenë udhëheqës qyteti.

“Jam shumë krenarë me punën e shqiptarëve në Australi. Kam takuar njerëz mjaftë të suksesshëm, profesorë universiteti, mjekë, juristë, gjykatës, madje, edhe një kryetar qyteti. Është një arritur shumë e mirë e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Kiçmari, në një intervistë për radion SBC, raporton Gazeta Express.

“E thash këtë para gjithë ambasadorëve sepse nuk isha i sigurt se të gjithë ishin në dijeni për këtë nivel integrimi dhe zhvillimi të shqiptarëve këtu. E falënderova edhe Qeverinë e Australisë për mundësitë që ka krijuar për shqiptarët kah do që vijnë”, ka shtuar ai.

Kiçmari, i cili është Ambasador jorezident edhe në Zelandë të Re, ka thënë se edhe në këtë shtet shqiptarët kanë arritur të integrohen në fushat kryesore të këtij shteti./KBI-Bujanoc.com/

1715 Shikime