19.02.2015
Muslimanët dhe krishterët bashkërisht nderojnë koptët e vrarë në Libi

Në Egjipt akoma zgjat zia shtatë ditore pas vrasjes së 21 koptëve nga ISIS. Megjithatë, pavarësisht gjitha fatkeqësive qytetarët e vendeve arabe, të krishterë dhe muslimanë, bashkë i qajnë viktimat dhe kërkojnë paqe në këto momente të trazuara.
Muslimanët dhe krishterët e qytetit Ramali në Palestinë, ato të Amanit në Jordani dhe të Kajros në Egjipt në mënyrë të përbashkët kanë përkujtuar dhe nderuar koptët e vrarë në Libi.
Vrasja e tyre u dënua nga e gjithë bota duke bërë thirrje për një luftë më të ashpër kundër ISIS.
Gjithashtu edhe papa Franjo dënoi ashpër vrasjen në Libi. Ndërsa televizioni egjiptian me ditë të tëra lëshon videon propagandistike të sjelljes së burrave të pafajshëm në bregdetin e Detit Mesdhe.
“Djali im kishte shkuar në Libi para 40 ditëve që të fitoj para për martesën e tij”, tha nëna e njërit prej të vrarëve./KBI-Buanoc.com/
1790 Shikime