19.02.2015
ISIS kërcënon Turqinë, planifikon sulme terroriste në Ankara dhe Stamboll

Më shumë se 3000 militanttë të ardhur nga Siria dhe Iraku po tentojnë të hyjnë në Turqi, me synimin për të goditur objektivat diplomatike që janë kundër ISIS.
Shërbimet e inteligjencës turke pohojnë se trupat janë të stërvitur ushtarakisht nga i vetshpalluri Kalifat. Sipas gazetës “Huriyet Daily News” , ky paralajmërim ishte dhënë që në datën 3 shkurt nga terroristët, por tani ata janë shumë pranë kufirit turk dhe tani janë në kërkim të mënyrave për të kaluar në anën tjetër të tij.
Agjencia e Kundërzbulimit në Turqi ka paralajmëruar policinë se anëtarë të grupit ISIS mund të jenë duke planifikuar sulme terroriste në Ankara dhe Stamboll kundër misioneve diplomatike të vendeve perëndimore, veçanërisht ndaj atyre që marrin pjesë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Militantët kanë kaluar në Turqi pas tërheqjes nga qyteti sirian i Kobanit, bën të ditur Organizata Kombëtare e Inteligjencës. Ky paralajmërim mbetet për t’u konfirmuar në mënyrë të pavarur nga autoritetet turke./KBI-Buanoc.com/
1768 Shikime