Mbreti saudian fillon me lirimin e disa dijetarëve që ishin të burgosur

06.02.2015

Mbreti saudian fillon me lirimin e disa dijetarëve që ishin të burgosur


Mbreti saudian fillon me lirimin e disa dijetarëve që ishin të burgosur

Autoritetet saudiane kanë filluar të lirojnë disa nga dijetarët që me vite gjenden në burgje. Autoritetet kanë liruar nga burgu shejh Abdurahman Es-Sudejsin dhe shejh Akil El – Akil, njofton islambosna.

Shjeh Abdurahman Es-Sudejsi është kushëri i imamit të njohur të Qabesë. Ai në burg është gati 12 vjet. Para se të burgoset ka qenë anëtar i këshillit mësimor të Universitetit Ummu El-Qura në Mekë dhe imam në xhaminë Furkan.

Akil El – Akil ishte drejtor i organizatës El-Haramejn dhe në Saudi ka qenë i njohur si Ebu Amel El-Hajri. Ai u arrestua për shkak se autoritetet amerikane e akuzuan për financim të terrorizmit. Akil El-Akil u lirua një muaj pasi që Këshilli i Sigurimit largoi ermin e tij nga lista e terroristëve.

Duke komentuar lirimin e tyre, dijetari dhe daiu i njohur saudian, Selman El-Avde, përndryshe ish-viktimë e regjimit saudian, tha: “Falënderimet i takojnë Allahut për gjendjen tuaj të mirë.”    /KBI-Bujanoc.com/

2050 Shikime