24.01.2015
Al-Aksa: xhemati nxjerr nga xhamia imamin që u lut për mbretin saudian (video)

Gjatë namazit të xhumasë së djeshme në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem ndodhi një incident shumë prekës. Në fakt, Imami i xhamisë në fund të hutbes bëri dua (lutje) për mbretin Abdullah të Arabisë i cili ndërroi jetë këto ditë.
Megjithatë, siç shihet në këto video nga namazi i xhumasë, ky veprim tek muslimanët provokoi një revoltë të madhe sa që filluan të bërtasin dhe të kërcënojnë.
Në fund, imami u përjashtua nga xhamia. Me ndihmën e sigurimit u shmang një incident i madh./KBI-Bujanoc.com/
2279 Shikime