19.01.2015
Tribun tradicionale kushtuar Muhamedit a.s në Luzern të Zvicërrës

Zvicër: Qendra Islame Shqiptare për kantonet: Luzern, Ow dhe NW, në Emmenbrücke shënoi Tribunën tradicionale kushtuar Muhamemdit a.s
Të shtunen më 17.01.2015, pas faljes së namazit të jacisë, në xhamin e Emmenbrücke-s u realizua tribuna tradicionale kushtuar Muhammedit a.s
Fillimisht kjo tribun u hap me disa ajete kuranore
Planprogramin e kesjat tribune te organizuar nga Imami në bashkëpunim me Kryesin e Xhamisë dhe forumin rinorë te kësaj xhamie e prezanoti Imami Abdulkerim ef. Sadiku i cili fillimisht i përshendeti të pranishmit duke i dëshiruar mirseardhje sie dhe duke i falënderuar për pjesmarrjen e tyre në këtë Tribunë kushtuar Muhammedit a.s
Ligjerues i parë për këtë mbrëmje ishte Ismailhaki ef.Fejzullahu nga Ohri, me detyrë të Imam-it të përkohshëm në xhamin „Mëshira“ ne Luzern , ku ne ligjeraten e tij foli rreth rendësisë se ngritjes së fjales Lailaheilallah, si dhe paraqiti disa argumente Kur'anore rreth vërtetësis së profetësis së Muhammedit a.s
I ftuar enkas për kët mbrëmje ishte Besim ef. Cura imam në Xhamin e detarëve ne Ulqin si dhe profesor ne medresenë e Podgoricës, i cili recitoi disa vargje nga Mevludi i Hafë Ali Ulqinakut
Me një Ilahi kushtuar Muhammedit a.s u prezentua ish sekretari i xhamis Fadil Asani nga Tetova
Ligjerues i dytë ishte Besim ef. Cura, ku ligjeroi me temen Muhammedi a.s mëshir për gjitha botërat , Cura ndër tjerash tha se ishte shum i kënaqur ne lidhje me organizimin e vëllezërve musliman në Zvicer pasi që ishte vizita e parë e tij ne ket shtet Helen, për dallim nga disa vende tjera qe i kishte vizituar si Amerik e.t.j organizimi i muslimanve në Zvicer për të ishte i dalluar nga ajo që kishte pa ne Amerik, dhe citoi: „Ju jeni Oazë në shkretëtirë,,,,“
Me një ilahi tjeter kushtuar gjithashtu Muhammedit a.s iu dha rasti te prezentohet Hoxha Idriz ef. Jashari Imam i përkohshëm ne xhamin e Reinachut kt. Argau
Ligjerues i tretë i këtij tubimi ishte Hfz. Muhamedali ef. Alliu nga Tirana, Imam ne Moulhouse Francë ku foli rreth temes lidhur me jeten dhe sjelljen e Muhammedit a.s ndaj jo muslimanëve, Shefaatin e Pejgamberit a.s.si dhe disa fjal rreth ngjarjes së fundit ne Francë, ku mesazhi i tij ishte që ne si musliman te prezentojmë kulturën tonë fetare dhe kombëtare dhe të dëshmojmë në menyrë të denjë se Islami është fe e paqes dhe muslimanët jemi paqësor pa dallim se ku jemi dhe ku jetojmë
Ligjerues i katërt dhe i fundit i kësaj Tribune ishte Irfan ef. Musliu Imam ne xhamin e Flumsit kt. St.Galen i cili gjithashtu tha disa fjalë rreth të dërguarit të fundit si mëshir për mbar njerzimin Muhammedit a.s
Manifestimin e begetauan, prezenca e xhematet e disa xhamive te cilit ishin prezent si ajo „Mëshira“ në Luzern , xhemati nga Reinachu me Imamin e saj, nga Wetzikoni me Imamin e saj, Flumsi , Rotkreuzi, si dhe telegram urimet nga xhamtë tjera qe nuk kishin mundur te prezentonin ne kete manifestim.
Fjala përshëndetse iu dha edhe musafirve , Imami nga Wetzikoni Jusuf ef. Drizi, nga Dibra e Shqipërisë tha disa fjal përshëndetëse, e më pas edhe Imami Idriz ef. Jashari nga Reinachu .
Në kët tubim iu dha fjala përshëndetse edhe musafirit nga Bujanoci Izeir ef. Destani i cili në cilisi të antarit të departamentit të të rinjëve pran Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi për këto organizime duke i motivuar që edhe në të ardhem të organizojn tubime të tilla në mënyr që ta afrojm rinin ngase kemi përgjegjsi para Allahut që të bëjm shum e më shum për rinin që tju krijojm kushte me qëllim që sado pak të mundohemi që ti largojm nga vendet negative që për fatë të keq po na e marin rinin duke i orientuar ne kahje te gabuar
Para së të perfundohej me programin e kësaj Tribune Kryetari i xhamisë Menderes Abdullau falenderoi të pranishmit ku prezentoi disa aktiviteti te fundit ne xhamin ton ku u bënë disa renovime dhe ne shenjë falenderimin shpërndau disa mirënjohje për të gjith ata që kontribuan për kryerjen e disa punëve në mënyrë vullnetare
Ky takim i bekuar u përmbyll me disa Ajete kuranore të kënduara nga Imami Irfan ef. Musliu dhe në fund nje dua ne gjuhen arabe dhe shqipe e bëri Hfz. Muhamedali ef. Alliu.
Pas përfundimit të këtij takimi ndeja dhe biseda vazhdoi ne kafiterin e xhamis ku kryesia me ndihmen e forumit rinior shpërndan ushqim si dhe ëmbëlsira tradicionale të përgaditura nga disa xhematlinje nga xhamia jon
Vlenë te theksohet se ky tubim filloi prej ora 19:00 dhe zgjati deri ne agim ora 02:00
Lusim Allahun xh.sh që ky takim të jet i bereqtshëm dhe frytdhënës duke shpresuar që edhe në të ardhmen të organizojm takime te tilla
Qendra Islame Shqiptare - Emmenbrücke Luzern CH te Zvicrres./KBI-Buanoc.com/
3124 Shikime