Siri, 11 persona vdesin nga të ftohtit

14.01.2015

Siri, 11 persona vdesin nga të ftohtit


Siri, 11 persona vdesin nga të ftohtit

11 persona kanë vdekur nga të ftohtit në Siri, duke përfshirë edhe shtatë fëmijë. Vdekjet janë shënuar vetëm në javën e fundit, për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Stuhitë e dëborës goditi një pjesë të madhe të Sirisë dhe shkaktoi vdekjen e gjashtë njerëzve, tha Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, pas raportimit të vdekjes së një fëmije dhe një burri.

Organizata theksoi se viktimat përfshinin një fëmijë nga qyteti i Abu Kamal, një burrë nga qyteti i Al-Mayadeen në periferi Deir Ez-zor, dy motra binjake nga lagjja El-firdeus në qytetin e Aleppos, një burrë nga lagjen Al-Maghayer në qytetin e Aleppo, një fëmijë nga Beit Sahem në Damask, dhe një fëmijë në periferi të Daraas.

Sipas Observatorit, viktimat vdiqën si rezultat i temperaturave jashtëzakonisht të ulëta dhe mungesës së ngrohjes.

Observatori raportoi vdekjen e pesë personave të tjerë në mes të së mërkurës dhe të dielës, për të njëjtën arsye.

Zonat nën kontrollin e luftëtarëve të opozitës vuajnë nga mungesa eë konsiderueshme e karburanteve, ngrohjes dhe mjekëve.

Stuhia e dëborës shkaktoi vdekje edhe në mesin e refugjatëve sirianë që jetojnë në vendet fqinje, duke përfshirë edhe dy persona që vdiqën në Liban të mërkurën. /KBI-Bujanoc.com/

1623 Shikime