12.01.2015
Presidenti i Francës: Sulmuesit nuk kanë lidhje me Islamin

Presidenti i Francës Francois Hollande në lidhje me sulmin ndaj revistës Charlie Hebdo që ndodhi këtë javë tha se këto sulme të tmerrshme nuk kanë lidhje me Islamin, raporton anadolia.
Ata që bënë këto sulme nuk kanë asgjë me fenë muslimane”, tha presidenti francez.
Ai u bëri thirrje qytetarëve francez të mbështesin vlerat demokratike dhe bashkëjetesën.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve francez të mbështesin vlerat e demokracisë, lirisë dhe pluralizmit”, shtoi Holande.
Dje polica franceze në dy aksione vrau tre të dyshuarit për kryerjen e sulmit mbi revistën satirike./KBI-Bujanoc.com/
1435 Shikime