10.01.2015
Manifestim e Mevlud kushtuar Lindjes së Muhamedit a.s.

Sot, në Prishtinë, në Xhaminë e Madhe pas namazit të drekës u organizua manifestimi me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamed a.s. apo siç njihet tek ne muaji i mevludit, ku qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Bashkisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit e Këshillit të BI, pastaj imamët e Prishtinës e rrethinës, si dhe të ftuar e xhematlinjë të shumtë.
Manifestimi nisi me ashere nga Kurani i Madhëruar, ndërsa për rëndësinë e manifestimit kushtuar Muhamedit a.s., para të pranishmëve foli Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili fillimisht tha: "Jemi tubuar sot këtu për të kujtuar lindjen e Pejgamberit të cilin Allahu xh. e dërgoj me mision që të na drejtoj në rrugën e drejtë."
Myftiu më tutje tha se sot jemi këtu për të vazhduar traditën e kamotshëm të shëmimit të lindjes së Muhamedit a.s. të bindur që po kujtojmë një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e ndritshme islame.
Myftiu Tërnava u shpreh, se ne duhet kujtuar Pejgamberin a.s., ngase e kemi për obligim që traditën shumëshekullore të Mevludit te ne ta vazhdojmë e tua lemë edhe brezit të ri si trashëgimi pozitive.
Pas fjalës së myftiut, imamët Mustafë ef. Dervisholli, Jahir ef. Beqiri dhe Sallah ef. Feta - kënduan pjesë nga "Mevludi" i Tahir efendi Popovës, që u përcoll me vëmendje nga të pranishmit.
/KBI-Bujanoc/
1909 Shikime