Erdogan: Bota po injoron vdekjen e mijëra njerëzve në Palestinë, Siri dhe Egjipt

25.11.2014

Erdogan: Bota po injoron vdekjen e mijëra njerëzve në Palestinë, Siri dhe Egjipt


Erdogan: Bota po injoron vdekjen e mijëra njerëzve në Palestinë, Siri dhe Egjipt

“Më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë në Siri dhe bota akoma mbetet e heshtur,” ka thënë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur në Samitin e Parë Ndërkombëtar Gratë dhe Drejtësia të organizuar dje Stamboll nga Shoqata  Gratë dhe Demokracia,

Erdogan theksoi se diskutimet me ata që janë të prekur nga vdekjet e mijëra njerëzve në Palestinë, Gaza dhe Siri treguan se

komuniteti ndërkombëtar “nuk ka treguar ndonjë interes, sado të vogël, sepse gjithçka që ju intereson është nafta".

Presidenti vazhdoi:  “Asnjë vend në historinë politike nuk ka parë të vriten 3,000 njerëz në një ditë, por Egjipti e ka përjetuar atë".

Asnjë udhëheqës i mëparshëm egjiptian nuk e ka bërë atë që Al-Sisi e bëri. Ai përmbysi dikë i cili erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve të lira, në emër të demokracisë. Pse bota  nuk po e ngrit zërin? Siç mund të shihni vazhdojnë përpjekjet për të legjitimuar veprimet e Al-Sisit. Edhe nëse të tjerët e shohin si legjitim, ne nuk do ta shohim atë si të tillë./KBI-Bujanoc.com/

1337 Shikime