25.11.2014
Fushatë gjithpërfshirëse kundër drogës
Departamenti i të rinjve dhe i gruas pranë Këshillit të Bashkësisië Islame në Bujanoc në bashkëpunim me Shkollën e mesme teknike “Presheva” dhe zyra e të rinjve në Preshevë , vazhdojnë me aktivitetet kundër dukurive negative; Tashmë me fushatën kundër përdorimit të substancave narkotike ‘drogës’ .
Kjo fushatë e cila do të zgjasë dy javë përmbanë:
Spotin kundër drogës – emisione televizive - dokumentarë kundër drogës, shpërndarje të broshurave kundër drogës në shkolla të mesme dhe në qytet - ligjërata të së premtes nëpër xhami me temën kundër drogës - dhe tryeza te rrumbullakëta në Preshevë dhe Bujanoc, me kumtesa dhe diskutime nga profesionist të lëmive të caktuara.

Fushata fillon me 24 nëntorë në qytetin e Preshevës dhe mbaron me 4 dhjetor në Bujanoc.
Bashkangjituni edhe ju aktiviteteve tona, nën moton “ Të gjithë së bashku kundër dorgës”
Thuani STOP drogës.. Droga kushton shtrenjtë, kushton me jetë.
Departamenti i të rinjve dhe i gruas - Bujanoc
Shkolla e mesme teknike dhe zyra për të rinjë - Preshev./KBI-Bujanoc.com/
1906 Shikime