18.11.2014
Shqiptari i parë që gjen gabime në Google
Siç njihet kompania gjigante Google e cila përmban shumë produkte në vete ka në dispozicion programin për raportimin e gabimeve që përdoruesit i gjejnë në faqet apo produktet të cilat ata i posedojnë. Por në këtë listë jo rastësisht hynë edhe një Shqiptar i cili gjen një gabim në faqen e tretë më të popullarizuar në botë Youtube.com ku edhe shpërblehet nga Google.
Një djalë nga Prishtina, apo më mirë të themi Leutrim Berisha jo rastësisht sot është futur në listën ku do të pranojë shpërblim nga kompania Google me rast të gjetjes së ndonjë gabimi në faqet apo produktet ku ata i zotërojnë. Gabimet në produktet e Google janë aq të pakta ku dihet kapaciteti i stafit të cilët i menaxhojnë produktet brenda Google .
Aty janë të listuar edhe shumë emra të tjerë por që asnjëri nuk rezultoi të ishte Shqiptar.Me ç’rast nga sot ju mund të shihni dhe të ndiheni krenar me Leutrimin i cili gjendet në listën e të shpërblyerve nga kompania më e madhe në botë Google.com. /KBI-Bujanoc.com/
1678 Shikime