05.11.2014
Britania në hall me lokalet e natës dhe abuzimin e alkoolit
Konsumi i alkoolit në Britaninë e Madhe është në nivele të larta, e si pasojë e kësaj vijnë edhe vrasjet, grindjet, por edhe helmimi nga alkooli. Të gjitha këto probleme bënë që Bashkia e Londrës të rishikoj legjislacionin për licencimin e të gjitha lokaleve ku tregtohet alkool.
Qyteti 10 milionë banorësh ka 30 lokale nate, e si pasojë e sherreve që ndodhin në ambiente të tilla, aplikohen masa strikte sigurie.
Ndërsa pas disa ndryshimeve dhe sanksioneve të vendosura në njërin nga qytetet më të mëdha në botë, statistikat kanë treguar se numri vrasjeve nëpër lokale ka rënë, përfshi edhe numri i personave të helmuar si pasojë e abuzimit me alkool apo substancave narkotike.
Ndërsa së fundmi Bashkia e Londrës ka njoftuar se planifikon masa edhe më të ashpra për shitblerjen e alkoolit, gjë e cila është pritur mirë nga shumica e qytetarëve. Një masë e ngjashme e marrë nga Turqia vitin e kaluar u përfol gjatë në mediat ndërkombëtare, dhe shkuan aq larg sa e quajtën "vend diktatorial". /KBI-Bujanoc.com/
1316 Shikime