Thënie të çmuara të Dijetarëve dhe Thirrëse Islam – XX

28.10.2014

Thënie të çmuara të Dijetarëve dhe Thirrëse Islam – XX


Thënie të çmuara të Dijetarëve dhe Thirrëse Islam – XX

Muhamed Ibn Uthejmini " Të lutesh për prindërit në namazin e Teravisë është më e mirë se sa therja e dhjetë deveve ".

Aid El-Karni

" Vëllezër dhe motra, nëse programi dhe aktivitetet tuaja ditore gjatë këtij muaji janë të ngjashme me ato të muajve të kaluar atëherë kjo do të thotë se qëllimi i muajit të Ramazanit ende nuk është arritur nga ju dhe se mesazhi i tij ende nuk është kuptuar siç duhet ".

Mustafa Husni

" Lumturia është në heqjen dorë nga ajo që e posedojnë njerëzit duke shpresuar në atë që e posedon Allahu xh.sh ".

"Zemra jote do të qetësohet dhe shpirti yt do të ndjehet rehat nëse arrin që ta kuptosh, besosh dhe bindësh vetën se çdo gjë vije në çastin e duhur".

Ibrahim El-Fekij

" Jeta, mund të vazhdojë në një trup të sëmurë dhe të hendikepuar por ajo nuk mund të vazhdojë në shpirtin e mposhtur nga dështimi dhe humbja ".

Selman Ibn Fehd El-Audeh

" Agjëruesi obligohet që të ruaj agjërimin e tij duke ia pas frikën Allahut xh.sh në gjuhën e tij, në shikimin e tij, në zemrën e tij, si dhe në gjymtyrët e tjera të trupit të tij. Agjëruesi duhet të ketë kujdes që nga agjërimi i tij të mos mbetët vetëm uria dhe etja ".

Isam El-Attari

" Mjerë për ju o pushtetarë të vendeve arabe të mbetur mbrapa dhe të poshtëruar dhe njëqind herë mjerë për ju që jeni bashkëfajtor në krimet e Izraelit ".

Maxhid Ejub

" Mos përqesh muslimanët ngase Allahu xh.sh ka fuqi të madhe dhe është në gjendje që gjendjen e tënde ta bëjë më të ulët dhe më të keqe se të tij. Atëherë a do të ndiheshe mirë sikur të tjerët te të përqeshnin ty ".

Mustafa Mahmud

"Me të vërtetë problemi yt nuk qëndron në vitet që ke kaluar por në vitet që do të kalosh po që se do ti qasesh botës me të njëjtën logjikë të vjetër".

Jusuf El-Kardavi

"Njeriu me të vërtetë është një krijesë e çuditshme, një aliazh mes dheut dhe shpirtit. Ai që e njeh aspektin fizik te tij dhe e harron frymën, s'e njeh dot të vërtetën e njeriut".

"Fëmija i cili e ka pranuar që në vegjëli idenë e ekzistencës së Zotit, si Sundues dhe Rregulluesi i gjithçkafit, pa dyshim ka fituar nxitësin thelbësor drejt sjelljeve të mbara".

Abd El-Kerim Bekar

" Nëse ndjen se të janë mbyllur të gjitha dyert dhe je dobësuar dije se kjo është një thirrje prej Krijuesit që të kthehesh drejt Tij, të qëndrosh para Tij dhe të lutesh për çdo gjë për të cilën ke nevojë dhe të kërkosh mbrojtje nga çdo gjë prej së cilës ke frikë. Lutu me bindje dhe besim të plotë e assesi mos u hamend në kërkesat tuaj ".

Salih El-Megamisi

"I mençuri, është ai që nuk hyn në mes të sekreteve që janë në mes të Krijuesit dhe krijesave të Tij andaj edhe nuk gjykon për njerëzit dhe qëllimet e tyre. Ai e di se është përgjegjës vetëm për vetën e tij".

Seid Kutub

 “ Në bazë të përpjekjes njerëzorë zbret ndihma Hyjnore “.

Abd El-Aziz Et-Turejfi

"Sexhdeja për Allahun është krenari, ndërsa qëndrimi në këmbë për dikë tjetër veç Tij është poshtërim’’.

Muhamed Nuh El-Kudah

" Njeriu, kohë pas kohe, i ndërron rrobat e tij në mënyrë që ta ruan pastërtinë e tyre ndërsa nuk përpiqet fare që ti ndërrojë idetë e tij, edhe pse janë ndoshta shumë më të  papastra sesa rrobat e tij. E çudia më e madhe është se ai edhe mundohet që ti mbron ato ".

Nebil El-Ivadi

" Sharjet, fyerjet dhe ofendimet nuk janë shenja të trimërisë, të burrërisë e as të zotësisë përkundrazi ato janë shenjta të paaftësisë dhe mangësive të tij ".

/mesazhi/

Përgatiti: Artan Musliu./KBI-Bujanoc.com/

3721 Shikime